Vendosni fjalën kyçe....

Mediet serbe – Presidentit Vuçiç i është vënë mbi tavolinë letra për njohjen e Kosovës


Mediat serbe, si B92 dhe Blic.rs pretendojnë se presidentit të vendit, Vuçiç, i është vënë mbi tavolinë letra për pranimin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Koha.

Ato citojnë burime anonime ndërsa theksojnë se pala shqiptare ka qenë në dijeni të kësaj.

“Gjithçka është përgatitur më herët, shqiptarët e kanë ditur.” – ka raportuar Blic.rs, duke cituar në burimet diplomatike në Washington.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do zhvillohen ditën e sotme e të nesërme. Sot do diskutohet për çështjet ekonomike ndërsa nesër pritet të diskutohet për të gjitha çështjet ku palët pajtohen me njëra-tjetrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *