Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse Navalny do helmohej me Novichok, do kishte vdekur me kohë” – Shpikësit e agjentit nervor kundërshtojnë deklaratat e Gjermanisë


Nëse Alexey Navalny do të helmohej me Novichok, ai do të kishte vdekur tashmë.

Kjo është deklarata e bërë nga shpikësit e kimikatit vdekjeprurës, të cilët thonë se simptomat e liderit të opozitës sugjerojnë që pohimet gjermane të mërkurën janë të pasakta.

Berlini këmbëngul se laboratori i tij ushtarak gjeti gjurmë të helmit nga familja Novichok në trupin e Navalny-t. Kancelarja Angela Merkel ka dënuar ‘sulmin’ dhe kërkoi një shpjegim nga Rusia.

Por shkencëtarët që qëndrojnë pas zhvillimit të kimikatit, Leonid Rink dhe Vladimir Uglev, i kanë hedhur poshtë pretendimet gjermane.

Ata thonë se Novichok supozohet të jetë një agjent nervor jashtëzakonisht vdekjeprurës dhe nuk ka asnjë mënyrë që Navalny të mbijetojë nëse helmohet me të.

Për më tepër, Uglev ka theksuar se të tjerët që bashkëvepruan me Navalny-n në Moskë pasi ai u sëmur,  udhëtarët e avionit, ekuipazhet e ambulancës, etj, gjithashtu do të ishin helmuar.

“Simptomat nuk janë absolutisht të ngjashme.” – i tha Rink medias RIA Novosti. Sipas tij, nëse Novichok do të përdorej ndaj Navalny-t ai do kishte vdekur tashmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *