Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç para takimit: Serbia s’dorëzohet në SHBA, do mbrojmë interesat tona


Presidenti i Serbisë ka deklaruara para nisjes së takimit në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Kosovës se ‘bisedimet do jenë të vështira’.

Sipas Vuçiç, Beogradi do bëjë çmos që të mbrojë interesat e tij dhe të arrijë marrëveshje ekonomikë të leverdisshme. Ndërsa ka shtuar se Serbia nuk ka ndërmend të dorëzohet në SHBA.

“Nuk do të jetë takim i lehtë për ne, ne jemi gati dhe do ta bëjmë më të mirën tonë që ta arrijmë një kompromis në çështjet ekonomike. Duam paqe, duam stabilitet, duam progres të Beogradit, Prishtinës dhe gjithë rajonit. Duhet të kujdesemi për njerëzit tanë në Kosovë. Mesazhi im për të gjithë është që dorëzimi nuk është opsion.” – ka thënë ai.

Më herët kryeministri i Kosovës, Hoti, tha se njohja e ndërsjellë do ishte tema e vetme e bisedimeve me delegacionin serb në takimin e organizuar në Shtëpinë e Bardhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *