Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata në SHBA i jep të drejt Snowden-it: Mbledhja e të dhënave nga NSA-ja ishte i paligjshëm


Një gjykatë federale e apelit ka vendosur se programi i mbledhjes së të dhënave telefonike, i përdorur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, për të spiunuar amerikanët ishte i paligjshëm, ashtu siç tha sinjalizuesi i NSA-së, Edward Snowden, shtatë vjet më parë.

Programi i ‘mbledhjes me shumicë’ të të dhënave ka shkelur Aktin e Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme, vendosi një panel me tre gjyqtarë i Gjykatës së Apelit të Qarkut të Nëntë.

Në vendiminiedhënë nga gjykatësja Marsha Berzon, thuhet se përmbante referenca të shumta për Snowden dhe rolin e tij në zbulimin e programit për publikun – për të cilin ai u bë një i arratisur në kërkim.

Vetë Snowden komentoi mbi vendimin, duke thënë se ai kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të shihte gjykatat të dënonin NSA-në dhe t’i jepnin vletësime atij vetë për ekspozimin e programit. Snowden ishte bllokuar fillimisht në Hong Kong kur SHBA-ja anuloi pasaportën e tij në 2013 dhe përfundoi duke marrë azil politik në Rusi, ku ai jeton që nga ajo kohë.

Vendimi i fundit mund të çojë në rrëzimin e akuzave ndaj Snowden ose ndoshta mund të çojë në një falje nga presdenti Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *