Kryeministri i Kosovës, Hoti, ka dhënë një konferencë për mediet pas përfundimit të ditës së parë të takimit me delegacionin serb në Shtëpinë e Bardhë.
Kreu i qeverisë tha se sot ishin përmbyllur disa marrëveshje shumë të rëndësishme ekonomike mes palëve ndërsa shtoi se synimi kryesor i Prishtinës sot e në vijim ishte njohja e ndërsjellë me Serbinë.
“Sot patëm një takim me delegacionin e Serbisë dhe këshilltarin e sigurisë së presidentit Trump, O’Brajën. Nesër presim të finalizojmë gjithë këtë angazhim që e kemi pas prej shumë kohësh. Informata më të holla do keni nesër pas përfundimit të takimeve. Një gjë mund t’ua thëm me bindje. Marrëveshje të dëmshme për Kosovën as nuk kanë ardh e as nuk do vijnë asnjëherë nga Shtëpia e Bardhë.” – tha Hoti.
Ai shtoi më tej se tavolinë nuk ishte diskutuar për shkëmbim territoresh dhe një gjë e tillë nuk do diskutohej asnjëherë.
“Kemi bërë një progres të madh në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik. Për çdo gjë që flasim me Serbinë, njohja është tema kryesore. As nuk është shtruar as nuk do shtrohet ndonjëherë çështja e shkëmbimit të kufijve.” – shtoi Hoti.