Përpara një sërë misionesh të reja në satelitin natyror të Tokës, studiuesit kanë zbuluar një anomali të çuditshme dhe të papritur në sipërfaqen hënore: Hëna pa ujë e pa ajër po ‘ndryshket’.
Ky zbulim hutues i ka rrënjët në vitin 2008 kur orbita Chandrayaan-1 e Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor vëzhgoi sipërfaqen e Hënës dhe zbuloi njolla akulli.
Vetëm vonë, Shuai Li i Universitetit të Haëaii-t dhe kolegët e tij studiues zbuluan të dhëna që përputheshin me oksidin e hekurit, hematitin, një formë ndryshku që normalisht kërkon praninë e oksigjenit dhe ujit.
“Është shumë e çuditshme.” – tha Li.
“Hëna është një mjedis i pamundur për të formuar hematitin.” – shtoi ai.
Që hekuri të ndryshket, ai ka nevojë për një oksidues, por falë erës diellore nga dielli, sipërfaqja hënore bombardohet me hidrogjen, krejt e kundërta e një oksiduesi, i cili shton elektronet në vend që t’i marrë ato nga materialet me të cilat bashkëvepron.
Studiuesit pohojnë se gjurmët e oksigjenit në Hënë në të vërtetë vijnë nga atmosfera e Tokës, të bartura nga fusha e zgjeruar magnetike e planetit, e njohur si magnetotail.