Nxirret trupi i pajetë i të riut që u mbyt ditën e djeshme në një rezervuar në fshatin Shishtavec të Kukësit.
“Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje”– thuhet në njoftimin e policisë.
I riu me inicialet S. B. është mbytur gjatë kohës që po lahej në një rezervuar në fshatin Shishtavec.