Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis: Shkeljet e Turqisë në Mesdhe kërkojnë një reagim të fortë ndërkombëtar


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua sot me shefin e politikës së jashtme të Kinës, Yang Jiechi, në një takim në Athinë që përqendrohej kryesisht në përplasjet me Turqinë në Mesdheun lindor.

“Nga të gjitha deklaratat e sipërme që ka bërë zoti Erdogan, ka vetëm një që unë mbaj, atë për dialogun dhe unë përgjigjem me këto gjashtë fjalë të qarta: ndalo provokimet, fillo bisedimet.” – i tha Mitsotakis- Jiechi-t, i cili është drejtor i Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste Kineze, shkruan Ekathimerini.

Mitsotakis gjithashtu i tha Jiechi-t se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili është nisur drejt SHBA-së për t’u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, do të dërgojë një letër që përshkruan shkeljet e Turqisë në zonë.

“Aktivitetet e paligjshme të Turqisë kërkojnë një reagim ndërkombëtar.” – tha Mitsotakis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *