Në përditësimin e të dhënave lidhur me Covid-19 në vend, raportohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona.
Sipas deklaratës së ministrisë, nga 857 persona të analizuar, janë zbuluar 123 raste të reja me koronavirus.
Viktimat janë një 56 vjeçar nga Cërriku, një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana, një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.
Po kështu bëhet me dije se në dy spitalet e përshtatura për të prekurit nga Covid-19 në vend janë shtruar 190 persona nga të cilët 18 janë në terapi intensive me 8 prej tyre të intubuar.