Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Shqiptarët gati të nënshkruanin gjithçka nëse njihnim Kosovën, ky pakt triumfal për Serbinë


Në një deklaratë për mediat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se serbët mund të qëndrojnë të qetë pas marrëveshjes në ëashington, pasi pavarësia e Kosovës nuk është njohur.

Ai e konsideron këtë një marrëveshje triumfale për Serbinë dhe shprehet i kënaqur për punën e delegacionit të tij për atë çfarë u arrit.

Sipas tij, shqiptarët ishin gati që të nënshkruajnë gjithcka nëse Serbia do të firmoste për pikën 10, që ishte njohja reciproke.

“Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini Schengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shengenin, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet.

Kjo është një marrëveshje e mirë për Serbinë, do të tingëllojë triumfale nëse them urime, por unë jam sinqerisht i kënaqur dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, me atë që kemi arritur.”– tha Vuçiç, siç citon B92.net.

Vuçiç shtoi se kjo marrëveshje nuk është tripalëshe, meqë sipas tij, pala e tretë (duke iu referuar Kosovës) nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

“Kjo nuk është një marrëveshje trepalëshe. Ndryshimi është i rëndësishëm. Kjo është një marrëveshje që Serbia bëri me Shtetet e Bashkuara, një palë e tretë nuk njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, e cila është e rëndësishme për ne”– tha Vuçiç.
Ai shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të nënshkruhet një marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara.

Vuçiç më tej shpjegoi se aktualisht Serbia nuk marrim energji elektrike nga liqeni i Ujmanit, por se pas kësaj marrëveshje do jëtë në gjendje ta bëjë këtë.

Ai më pas mburret: “Ishte e shkëlqyeshme për ne dhe shkaktoi trazira në Prishtinë”.

Kosovës iu desh të pranonte që vitin e ardhshëm, nuk do të jetë në gjendje të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe Serbia nga ana tjetër nuk do të kërkojë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *