127 të infektuar janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 1574 testime të bëra në Maqedoninë e Veriut.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 14998. Prej tyre 2235 janë raste aktive. Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë natës 5 persona kanë humbur betejën me këtë virus. Viktimat janë të moshës nga 53 deri 81 vjeç.
Dy nga prej tyre janë nga Gostivari dhe nga një nga Kumanova, Shtipi, Prilepi. Deri tani virusi korona ka marrë jetën e 614 personave. 95 qytetarë i shtohen listës së të shëruarve, ku gjithsej figurojnë 12149 persona.
Në Klinikën Infektive kujdes mjekësor po marrin 89 persona, 47 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi.
Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtruar 24 pacientë, 2 prej të cilëve në aparat për frymëmarrje artificiale. Në qytet tjera numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital është 114.