Vendosni fjalën kyçe....

Vdes pushuesi në Velipojë


Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës ditën e sotme.

Bëhet fjalë për një shtetas nga Kosova. Dyshohet se burri ka pësuar sulm në zemër pasi është futur në det.

Edhe pse është nxjerrë me shenja jete në breg ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima e sotme është e disata që prej nisjes së sezonit veror teksa vrojtuesit bregdetarë mungojnë thuajse në të gjitha plazhet e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *