Vendosni fjalën kyçe....

8 shqiptarë garojnë për Këshillin Bashkiak në Bolzano, kandidatja Albana Loka publikon foton dhe ka një thirrje


Në zgjedhjet lokale në Bolzano të Italisë, marrin pjesë 8 shqiptarë të cilët garojnë për sigla të ndryshme partiake.

Në foton e publikuar nga Albana Loka, që garon për Partinë Demokratike, kanë dalë edhe katër kandidatë të tjerë që garojnë për një vend në Këshillin Bashkiak.

Siç shkruan Loka në Facebook, kandidatët që mungojnë në fotografi e tjerë e kanë pasur të pamundur të bashkoheshin me pjesën tjetër të grupi për arsye të ndryshme.

Ajo shpjegon se në Bolzano janë 1500 shqiptarë me të drejtë vote e u bën thirrje që të marrin pjesë në votime.

 “Dëshira jonë ishte që në këtë foto të ishim të tetë kandidatët e listave të ndryshme politike që garojnë për zgjedhjet komunale të Bolzanos: Rifat Bajrami, Tritan Myftiu, Lili Martini, Sadet Abdushi, Lindita Meta, Kleodian Luku dhe unë, Albana Loka.

Për arsye familjare nuk patën mundësi të gjithë. Dëshira jonë ishte të bashkohemi e t’ju ftojmë të votoni të gjithë bashkëatdhetarët që jetoni në Bolzano. Jemi pothuajse 1500 persona që kemi të drejtën e votës. Jemi pjesë e qytetit në të gjitha fushat dhe është e rëndësishme të jemi dhe pjesë e politikës. Vota jonë vlen siç vlen e çdo Bolzanini. Votoni kë të doni por është shumë e rëndësishme të merrni pjesë.

Ps. Ne jemi me lista të ndryshme, nuk mund të na vini bashkë sepse vota do ishte e pavlefshme.” – shkruan Loka në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *