E nominuara për zv.presidente të SHBA-së nga radhët e demokratëve, Kamala Harrasi, tha të dielën në një transmetim të drejtpërdrejtë në CNN se ndërhyrja ruse në zgjedhje mund të bënte që i nominuari për president nga demokratët, Joe Biden, t’i humbte zgjedhjet e 3 nëntorit.
Gazetarja Dana Bash tha: “Unë dua të pyes për Rusinë. Buletini i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se Rusia po përpiqet të amplifikojë pretendimet se votimi përmes postës do të çojë në mashtrim të gjerë të votimit dhe minon besimin e publikut në zgjedhjet e ardhshme. A jeni i shqetësuar se ndërhyrja ruse mund t’ju kushtojë zgjedhjet?”
Harris tha: “Unë e kam të qartë që Rusia ndërhyri në zgjedhjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016. Unë shërbej në Komitetin e Inteligjencës së Senatit. Ne kemi botuar raporte të hollësishme për saktësisht se çfarë besojmë se ka ndodhur. Dhe unë besoj se do të ketë ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e vitit 2020 dhe se Rusia do të jetë në krye të listës.”
Bash shtoi më tej: “A mund t’ju kushtojë kjo Shtëpinë e Bardhë?”
Harris tha: “Teorikisht, natyrisht që po.”
Ajo vijoi: “Ne kemi shtypje klasike të votuesve, kemi atë që ndodhi në vitin 2016, e cila është ndërhyrja e huaj, ne kemi një president i cili po përpiqet të bindë popullin amerikan që të mos besojë në integritetin e sistemit tonë zgjedhor dhe të kompromentojë besimin e tij se vota mund të llogaritet në të vërtetë. Këto gjëra janë të gjitha në lojë dhe unë jam shumë realiste, Joe është shumë realist se kjo mund të ndodhë.”