Austriaku që dëshironte të thyente rekorin botëror për mbajtjen e trupit sa më gjatë në kontakt me akullin, ia ka dalë mbanë.
Josef Koeberl kaloi 2 orë 30 minuta dhe 57 sekonda në kutinë e mbushur me më shumë se 200 kilogramë kuba akulli vetëm me një palë të mbathura noti.
Eventi është mbajtur në qytetin austriak të Melk, ku kanë marrë pjesë disa fansa.
“Unë e luftoj dhimbjen duke menduar dhe duke sjellë në mendje emocionet pozitive. Kështu arrij të zbus këtë valë dhimbjeje”, ka thënë Koeberl, për “The Guardian”.
“U ndjeva shumë mirë kur lëkura ime nudo dhe e ngrirë ishte sërish në kontakt me diellin”– ka shtuar austriaku.