Vendosni fjalën kyçe....

“S’dimë ç’do bëhet me ne” – Banorët e pallatit në Durrës të dëmtuar nga tërmeti protestë


Banorët e një pallati në Durrës kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar nga autoritetet që të sqarohet se çfarë do bëhet me banesat e tyre.

Bëhet fjalë për 40 familjet e pallatit 783 në lagjen 5 të qytetit bregdetar. Sipas tyre, pallati është dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit në shkallë DS4.

Ata pohojnë se marrin bonus qiraje por nuk janë njoftuar nëse pallati do rikonstruktohet apo do prishet.

Po kështu ata kanë deklaruar se nga Instituti i Ndërtimit nuk ka shkuar më askush për të parë në mënyrë të thelluar dëmet e shkaktuara.

Ky i fundit ndërkohë ka thënë se përgjigjen e ka dërguar në bashkinë e Durrësit por banorëve pohojnë se nuk janë njoftuar ende.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *