Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e raundit të dytë të Ligës së Kombeve, Francë-Kroaci dhe Suedi-Portugali.
Franca ka vazhduar me fitore në Ligën e Kombëve. Ata kanë mposhtur sonte me rezultat 4-2 Kroacinë në Paris, në një ndeshje tepër interesante. Kroacia kaloi në epërsi në minutën e 17. Dejan Lovren do të shënonte për epërsinë e kroateve.
Francezët do barazonin duke shënuar në minutën e 43-të me anë të Antoine Griezmann. Ata do ta përmbysnin Kroacinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ku do të shënonte autogol, Livakovic pasi devijoi goditjen e Martial.
Pjesën e dytë Kroacia do ta fillonte shumë më mirë. Zëvendësuesi Josip Brekalo do të shënonte në minutën e 55-të. Por francezët fillojnë ta rikthente lojën në dobi të saj dhe pas një ndërprerje, në minutën e 65 do të barazonte Dayot Upamecano.
Takimi megjithatë do të vendosej në minutën e 77 ku nga penalltia do të shënonte Olivier Giroud.
Nw sfidwn tjetwr mes Suedisw dhe Portugalisw, Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola të bukur sonte për portugezët.
Goli i epërsisë për portugezët erdhi në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë, Suedia që kishte mbetur me 10 lojtarë, pasi që Svensson u përjashtua me të kuq, arriti të mbrohet mirë por ishte përsëri Ronaldo që e vulosi këtë takim.
Ai do të shënonte një gol të bukur me parabollë për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për Portugalinë në minutën e 72-të.
Me këtë fitore, Portugalia prin në vendin e parë në Grupin 3 në Ligën A të Kombeve, kurse Franca është në vendin e dytë, me po të njëjtat pikë.
Në vendin e tretë është Suedia më 3 pikë kurse Kroacia gjendet në vendin e fundit më 0 pikë.