Vendosni fjalën kyçe....

Hapja e garës për BKH-në, Ambasada e SHBA-së, i bën thirrje hetuesve të aplikojnë


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje hetuesve të aplikojnë për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimeve.

Gara për hetues në BKH u hap që ditën e djeshme, duke shpallur kriteret dhe procedurat për tu bërë pjesë organit të hetuesisë shqiptare.

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët.

Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë?

Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv “-thuhet në deklaratën e ambasadës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *