Vendosni fjalën kyçe....

Susan Sarandon sulmohet në rrjetet sociale, vetëm pse mbështeti një qëndrim kundër Joe Biden


Aktorja Susan Sarandon po sulmohet nga ndjekësit në rrjetet sociale, vetëm pse ajo shprehur mbështetje për një aktivist politik i cili është kritik me fushatën e Joe Biden dhe Partisë Demokratike.

Ndërsa zgjedhjet e nëntorit po afrohen me shpejtësi, Sarandon shprehu mbështetje në Twitter për Ryan Knight dhe për ata që votojnë kundër kandidatit për president të Partisë Demokratike, Joe Biden.

“Na duhen më shumë Ryan Knights që të ngrihen në këmbë dhe të flasin të vërtetën për pushtetin çdo ditë.”- shkroi aktorja.

Knight kishte treguar më parë në rrjet se ishte penduar që në vitin 2016 kishte votuar për kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

Por shtoi se këtë vit nuk do pendohej më, sepse nuk do të votonte për Joe Biden.

“Më vjen keq për votën time për Hillary Clinton, por nuk do të pendohem për votën time për Joe Biden sepse nuk po e votoj atë. Unë kurrë nuk do të votoj për një korporator përsëri. Ne jetojmë në një botë që po vdes dhe po konsumohet nga lakmia e korporatave dhe unë nuk do ta mbështes të keqen në asnjë formë, madje as më të vogël”– shprehej Knight.

Ai shtoi se Partia Demokratike i kishte detyruar amerikanët të zgjidhnin “Të keqen më të vogël mes dy zgjedhjeve” për 50 vjet me radhë dhe sipas tij është koha që “njerëz të guximshëm duhet të ngrihen dhe të kërkojnë më mirë, ose asgjë nuk do të ndryshojë thelbësisht. “

Por më onë në një tjetër postim, ai zbuloi se kishte marrë shumë mesazhe urrejtjeje për qëndrimin e tij.

“Unë kurrë nuk do t’i shikoj më liberalët në të njëjtën mënyrë pasi të lexoj këto përgjigje,” shkroi ai. “Trump ju ka kthyer të gjithëve në njerëz të frikësuar, të frikësuar dhe të urryer. Unë jetoj në Kaliforni. Shteti ynë nuk do të vendosë për zgjedhjet. Mësoni se si funksionon kolegji zgjedhor. Unë jam duke votuar Jeshil sepse Biden ta shpif. ”

Por kur aktorja Sarandon ofroi mbështetjen e saj për aktivistin, edhe ajo mori mesazhe urrejtjeje. Të shumtë ishin ata që u shprehën se aktorja duhej t’i kishte mbajtur vërejtjet e saj për vete.

Pas sulmeve, Sarandon shkroi në Twitter se ajo do ta mbështesë Biden vetëm për zgjedhjet e vitit 2020 “si një votë kundër fashizmit”.

Por pastaj pas zgjedhjeve, ajo “do të bëjë gjithçka” që ka në dorë “për të ndihmuar krijimin e një Partie Popullore” e cila do të jetë “e lirë nga ndikimi i korporatave dhe i ëall Street … Kështu që herën tjetër nuk do të jetë një zgjedhje midis më të voglit nga dy të këqijat”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *