Vendosni fjalën kyçe....

“Shkodra, vendi që më përshtatet mua” – çfarë tha Kim në takimin me Ademin


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shkuar sot në Shkodër për një vizitë dy ditore. Fillimisht ambasadorja Kim është takuar me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin, e cila është e vetmja kryebashkiake e PD-së që pas bojtimit të zgjedhjeve lokale nga opozita.

Gjatë këtij takimi, Ademi vlerësoi kontributin që SHBA ka dhënë për Shkodrën, ndërsa kishte dhe një surprizë për ambasadoren Kim.

Një vajzë e vogël ka hyrë në zyrë në nisje të takimit dhe i ka dhuruar asaj një trëndafil.


“Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë”, tha Ademi.

Ambasadorja Kim në anën tjetër i ka thënë Ademit se Shkodra është qyteti që i përshtatet asaj, pasi ka një frymë pavarësie.

“Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos. Ajo që kam mësuar për Shkodrën është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qendrat kryesore dhe disa restorante”, tha Kim. Ndërsa ambasadorja Kim i dhuroi kryetares së bashkisë Shkodër një maskë.

Ky është takimi i dytë mes ambasadores Kim dhe Ademit, ndërsa takimi i parë është realizuar vetëm pak muaj më parë përmes një komunikimi online për shkak të pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *