Shtatë viktima e 69 raste të reja me koronavirus janë raportuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Pas ditës së djeshme pa asnjë viktimë, sot janë rikthyer sërish shifra e larta të viktimave.
Nga 532 persona të testuar së fundmi janë gjetur 69 persona me covid-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve lidhur me covid-19 në Kosovë ka shkuar në 581, një shifër relativisht e lartë krahasuar me popullsinë.