Vendosni fjalën kyçe....

Çështja e detit, Rama tregon bisedat e bëra me Mitsotakis


Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” ka treguar bisedat që ka bërë me homologun e tij grek në debatin për çështjen e detit.

Rama nuk tha se në të gjitha bisedat nuk ka mundur të diskutojë për këtë çështje por për tema që kanë urgjente si për pandeminë dhe tërmetin.

Pjesë nga debati:

Rama: Me kryeministrin Mitsotakis kam folur saktësisht dy herë. Një herë kur ai me shumë mirësi më ka marrë në telefon kur ra tërmeti dhe më ka thënë çfarë mund të bëj unë. Ka dërguar trupat me shpejtësi.

Fevziu: Shumë faleminderit!

Rama: Ia kam thënë unë edhe në emrin tënd pavarësisht se nuk meritoj mandat të tretë.

Fevziu: Shumë mirë që e di edhe vetë!

Rama: Herën e dytë, kemi folur kur jam konsultuar me të për çështjen e fazës së dytë e përballjes me Covidin. Këto janë dy bisedat e mia me kryeministrin grek dhe e kam takuar ndonjëherë. Takimi i vetëm që kemi pas ka qenë në OKB dhe një takim tjetër në Athinë ku nuk kemi folur asnjë sekondë për këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *