Vendosni fjalën kyçe....

Sot në Ankara, Rama do të vizitojë Athinën javën e ardhshme


Këtë të premte, televizioni A2 CNN raporton se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë.

Një vizitë që vjen në një moment kur Ankaraja është në marrëdhënie të tensionuara me Greqinë, ndërkohë që Tirana pret të rinisë me fqinjin negociatat për arritjen e një marrëveshje të re për kufirin detar. Kjo vizitë u tha se do ishte informale.

Por pas Ankarasë, kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Athinën në datat 15 dhe 16 shtator, sipas Report TV.
Kjo vizitë është në kuadër të punës si kryetar i Presidencës së OSBE-së.

Besohet se tema e diskutimit mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij grek, do të jetë çështja e emigrantëve dhe konflikti turko-grek.

Kryeministri Rama gjithashtu pritet të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe dy ish ministrat e jashtëm grek Dora Bakoyannis dhe George Katrougkalos, si dhe kryeministrin bullgar, Bayko Borrisov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *