Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar për letrën e drejtuar kryetarëve të degëve nga Sekretari i përgjithshëm i PD-së ku kërkonte të mbikëqyrnin administratën pasi sipas tyre drejtues të PS-së po qarkullonin një formular për nëpunësit që të shkruanin qendrën e votimit, duke e quajtur formë të hapur presioni për marrjen e votës.
Në reagimin ndaj Bardhit, zv.kryeministri shkruan se formulari i publikuar nga PD-ja është pa shenja identifikuese dhe mund të bëhet nga kushdo.
“Sorollasin një letër pa shenja identifikuese të çdo lloji, të cilën mund ta bëj kushdo, pra edhe ata vetë, si provë e angazhimit të administratës në “një skemë të vjedhjes së votës”; Veçanërisht kur thone se kjo letër u është dhënë keshilltareve bashkiake që nuk janë “administratë”, por të zgjedhur politike me votë!”-shkruan Braçe.
Madje Braçe ka sfiduar PD-në të nxjerrë qoftë edhe një mbështetës së sajin që është në administratë dhe të provojë se i është ushtruar presion dhe dërguar formuali i publikuar.
“E sfidoj “partine lylit” të nxjerrë një PD-ist të vetëm në administratë dhe ka shumë të tillë të thotë që e ka thirrur një epror, i ka kërkuar dhunshëm angazhim me PS dhe i ka dhënë në dorë këtë letër”-shkruan Braçe.
Postimi i plotë:
SHANTAZHI MBI ADMINISTRATEN ESHTE VERTET KRIMINAL!
Prej mëngjesit të sotëm,
duke nisur nga një njeri qe shantazhon administratë vendore për përfitime banale kriminale edhe në oborr të institucioneve dhe, vijuar me një udheheqës që rikthen fuksat e partisë së qëmotit në aktivitet kriminal ndaj administratës kudo,
PARTIAELYLIT ka rritur trysninë kriminale, publike ndaj nëpunësve të shtetit!
“Sorollasin një letër pa shenja identifikuese të çdo lloji,
të cilën mund ta bëj kushdo, pra edhe ata vetë, si provë e angazhimit të administratës në “një skemë të vjedhjes së votës”; Veçanërisht kur thone se kjo letër u është dhënë keshilltareve bashkiake që nuk janë “administratë”, por të zgjedhur politike me votë!”
Si kjo letër gjen ne Google dhjetera te se njejtes forme, tepke, te cilat PD i ka bere cdo pale zgjedhje.
E SFIDOJ PARTIAELYLIT TE NXJERRE NJE PEDEIST TE VETEM NE ADMINISTRATE-DHE KA SHUME TE TILLE, TE THOTE QE E KA THIRRUR NJE EPROR, I KA KERKUAR DHUNSHEM ANGAZHIM ME PS DHE I KA DHENE NE DORE KETE LETER!
NJE PEDEIST TE VETEM, PUBLIKISHT!
Ne te kundert, dua te percjelle nje mesazh shume te qarte;
AKTIVITETI POLITIK, PARTIAK NE ZYRAT E SHTETIT DHE NE KOHEN E PUNES SE PERCAKTUAR NGA LIGJI, ESHTE I NDALUAR DHE CDO TITULLAR DO MBAJE PERGJEGJESI PER CDO SHKELJE TE KETIJ LIGJI!
Nderkohe, une dhe cdo institucion do i dale per zot cdo nepunesi te shtetit qe do te jete nen agresionin e shantazhin e paralajmeruar sot nga PARTIAELYLIT permes bandave partiake qe duan te zevendesojne shtetin me partine e tyre;
Cdo akt i tille sulmi e shantazhi ndaj cdo nepunesi do goditet me forcen e ligjit e do kallezohet sic ligji e percakton!
Skenaret kriminale qe ende nuk jane ndeshkuar sic duhet, shpikur nga hici e kthyer ne ceshtje shantazhi kriminal, nuk kalojne me, nuk falen me e do ndeshkohen sic e meritojne sipas ligjeve ne fuqi!