Vendosni fjalën kyçe....

22 vite pa babanë, Rudina Hajdari: Po mundohem të eci në hapat e tua


Deputetja Rudina Hajdari përkujton sot 22 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të saj, Azem Hajdari.

Ajo e quan atë “njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë”.

Deputetja thotë se vazhdon e fortë në rrugën e saj dhe i bën premtim të atit, se do të eci gjithmonë në hapat e tij.

“Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë. Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm. Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj. Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje. Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e jerëzve të lirë. Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua. Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë. Do eci, ta premtoj”, shkruan Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *