Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar përsëri rivalin e tij Joe Biden, se është nën efektin e drogës.
Në një intervistë për Fox News, ai e shpjegoi përmirësimin e Biden-it nëpër debatet televizive me përdorimin e drogës.
“Ndoshta, ndoshta ka ilaçe të përfshira. Kjo është ajo që unë kam dëgjuar”-i tha Trump gazetares së “Fox News”, Jeanine Pirro në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë dua të them se ka mundësi të ketë përdorur drogë. Unë nuk e di se si mund shkosh nga të qenit kaq keq, ku nuk mund të nxjerrësh asnjë fjali. I keni parë disa nga ato debate me një numër të madh njerëzish në skenë. Ai ishte… dua të them se unë mendoja se si është e mundur që ai vazhdon”– thotë Trump.
“I think there’s probably, possibly drugs involved. That’s what I hear.” — during interview with Judge Jeanine, Trump casually accuses Joe Biden of using performance enhancing drugs pic.twitter.com/RVWJMqPNhn
— Aaron Rupar (@atrupar) September 11, 2020
Kujtojmë se muajin e kaluar, presidenti Trump kërkoi që Biden të bëjë testin e drogës, përpara se të nisin debatet televizive.