Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtarja Mimoza Margjeka përplaset me policët: Më çuan në bordum, kjo është e frikshme


Ka kaluar me tensione shoqërimi i gjyqtares Mimoza Margjeka në GjKKO. Gjyqtarja u përplas sot me policët, duke thënë se e dërguan në bodrumin e një gjykate tjetër dhe jo te Gjykata e Posaçme dhe se nuk kishte asnjë grua police siç e parashikon ligji.

Ajo pretendon se ky është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

“Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë. Në 09:30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë, janë stisje të shtetit, një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum. Unë nuk jam njeri ordiner, kur ma bëni mua. Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, për asnjë arsye. ça i bëni njerëzve ju. Është e turpshme! Po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë. E kam pritur. Gjykata të kontrollojë dokumentet se këta i bëjnë mbrapa. Kam 5 orë që pres. Ma jep urdhrin e Komisariatit, ta shohin gazetarët.  Është e frikshme situata juaj. Mos fol mo zotëri, pse flet? Ti ke bërë punën tënde. Më trego urdhrin e shoqërimit. Pse i bëni gjërat mbrapa? JAm e irrituar. Ju nuk dinit ku do më çonit, është e turpshme. Më çuan në bodrumin e gjykatës. U thashë ‘ku më çoni, se kam frikë nga ju’.”, tha gjyqtarja Margjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *