Vendosni fjalën kyçe....

Mesi mbetet kapiten i Barcelonës


Lionel Mesi do mbetet kapiten i Barcelonës pavarësisht thyerjes së marrëdhënieve me drejtuesit e klubit.

Sipas ‘Sport’, klubi ka pohuar se argjentinasi do e mbajë shiritin edhe për sezonin që vjen pas një votimi në dhomat e zhveshjes.

Mesi e ka marrë shiritin e kapitenit pas largimit nga ekipi të Iniestës. Ditët e fundit kanë qenë tejet të tensionuara në klub, teksa Mesi u përpoq të largohej nga klubi blaugrana.

Megjithatë një lëvizje e drejtuesve të Ligës e pengoi në çastin e fundit duke pouhar se klubi që do e merrte duhet të paguante një klauzolë qindra milionë euroshe, për të cilën Mesi pretendoi se kishte skaduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *