Shtetet e Bashkuara mbeten ‘thellësisht të shqetësuara’ për veprimet e Turqisë në Mesdheun lindor, tha të shtunën Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës.
Tensionet në Mesdheun lindor janë rritur për shkak të pretendimeve dhe kundër pretendimeve që vendosin Turqinë kundër Greqisë dhe Qipros në zonat detare që mendohet të jenë të pasura me gaz natyror.
“Vendet në rajon duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet, përfshirë sigurinë dhe burimet e energjisë dhe çështjet detare në mënyrë diplomatike dhe paqësore.” – tha Pompeo në një udhëtim të shpejtë në Qipro të shtunën në mbrëmje, ku u takua me presidentin Nicos Anastasiades.
“Tensionet e rritura ushtarake nuk ndihmojnë askënd përveç kundërshtarëve që do të dëshironin të shihnin përçarje në unitetin transatlantik.” – tha ai.