Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja që shpëtoi- Rudina Hajdari, Lulzim Basha dhe Sali Berisha bashkë


Ditën e djeshme Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lideri historik i saj Sali Berisha dhe Rudina Hajdari së bashku me familjarët e saj zhvilluan homazhe në memorialin e Azem Hajdarit në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Hajdari, Basha dhe Berisha u shfaqën së bashku në homazhet në nder të një ndër bashkëthemeluesve të Partisë Demokratike.

Por edhe pse Azem Hajdari ishte një ndër themeluesit dhe deputet i Partisë Demokratike, pas 22 vitesh vajza e tij Rudina Hajdari është përjashtuar nga PD-ja pas vendimit për qëndrimin në parlament vitin e kaluar pasi në bllok u vendos që demokratët të linin parlamentit.

Ditën e djeshme Hajdari shfaqet në krah të Bashës dhe Berishës dhe në foton e kapur duket se qëndrimi mes tyre është i akullt.

Tashmë është e sigurt që Rudina Hajdari nuk do jetë pjesë e PD-së dhe nuk shihet në horizont një rikthim i saj në Partinë e cila e bëri deputete. Hajdari ka pranuar të bashkohet me Nismën Thurje në projektin e ri politik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *