Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare profesori i njohur i historisë, Llambro Filo. Filo ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë.
Ai është autor i dhjetëra librave historikë e shkollorë. Lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të njohur e ka bërë profesorja e historisë, ish-deputetja e PD-së, Valentina Duka.
Mësohet se profesori Filo, ka qenë i shtruar në spital prej disa ditësh me simptomat e koronavirusit të ri.