Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Mike Bloomberg, shpenzoi rreth 1 miliard dollarë në fushatën e tij të dështuar presidenciale 100 ditore dhe tani ai po planifikon të përdorë financat e tij për t’u siguruar që shteti i Floridës nuk do votojë për presidentin Donald Trump.
Bloomberg njoftoi të dielën se ai do të shpenzonte deri në 100 milionë dollarë në Florida për të ndihmuar të emërtuarin për për president nga radhët e demokratëve, Joe Biden, njoftoi Politico.
Dhënia e shumës së madhe të dollarëve vjen teksa sondazhet tregojnë një shtrëngim të garës midis Trump e Biden.