Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në rrugën Tiranë-Elbasan, ndërrojnë jetë dy vajza


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Elbasan-Tiranë.

Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në afërsi të tunelit që lidh dy qytetet ndërsa nga aksidenti kanë humbur jetën dy vajza që janë identifikuar si Lusinda Garunja e Xheneta Qallia.

Në përplasje janë përfshirë një mjet ‘Mercedes’ me targë AB 209 AD me drejtues 58-vjeçarin Behar Pema, që dyshohet se ka goditur një mjet tip ‘VW Touran’ AA 409 VE, me të cilin udhëtonin katër vajza.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë e për pasojë katër shtetaset mbetën të bllokuara brenda mjetit dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për t’i nxjerrë jashtë.

Të lënduarat u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra ndërsa dy bashkëudhëtaret e tjera janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi

Elbasan/ Informacion paraprak

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,  ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *