Sot nxënësit rikthehen në bankat e shkollës për herë të parë pas kaq shumë muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë dhe të pushimeve verore.
E ky vit akademik nis krejtësisht ndryshe e me rregulla të reja për shkak të pandemisë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë nxënësit përmes një mesazhi të shkurtër në Facebook.
“MIRËMËNGJES
duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”– shkruan Rama.
Ai e shoqëron këtë mesazh me disa foto që dëshmojnë realitetin e ri në shkolla, me shenja që kërkojnë ruajtjen e dstancës nga njëri tjetri dhe me dezinfektantë mbi banka.