Kadastra e Vlorës përsëri duket se nuk po gjen qetësi. Pas ndryshimit të vazhdueshëm të drejtuesve të saj, këtë herë duket se rotacioni ka ndodhur me zv.drejtorët.
Sipas gazetës Shqiptarja.com, janë larguar dy zëvendësdrejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi.
Ata pritet të zëvendësohen nga Rinald Koburja dhe Jonela Dervishaj.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë është më problematikja, pasi ka çështje të mbartura prej vitesh për të cilat qytetarët ankohen se nuk po gjejnë zgjidhje, ndërsa ka patur një ndryshim të vazhdueshëm të drejtuesve. Për një periudhë 10 mujore u ndërruan plot 8 drejtorë.
Kujtojmë se që prej 13 korrikut të këtij viti, Kadastra e Vlorës drejtohet nga Andi Binaj, i cili ka premtuar një rritje të performancës dhe të shërbimit.