Është e dukshme se mes politikanëve shqiptarë ka nisur një trend për rritjen e mjekrës, mbi të gjitha pas pandemisë.
Por duket se këtë “look” ka nisur ta aplikojë edhe deputeti socialist Ulsi Manja, njëherësh kreu i Komisionit të Ligjeve.
Ai është shfaqur si kurrë më parë në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, me mjekër të parruar.
Kjo është një risi, pasi Manja kurrë më parë nuk është shfaqur me mjekër të parruar në publik. Nuk dihet nëse deputeti socialist ka ndërmend ta mbajë për shumë gjatë këtë “look”, apo është vetëm një efekt i përkohshëm i mbylljes gjatë pandemisë dhe i pushimeve verore.