Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, është pyetur për dërgimi e policisë te një televizion privat në kryeqytet dhe vendosjen nën sekuestro me forca të shtuara policie deklaroi se puna që kryen, e ka bërë të bashkëjetojë edhe me “piranjat”.
Veliaj shtoi se persona të krimit të organizuar kanë tentuar që të influencojnë në Bashki.
“Kjo punë më ka bërë që të bashkëjetoj me piranjat. Unë e njoh këtë ambjent toksik. Unë refuzoj që të mbështes një kulturë, që bazohet mbi fyerjen dhe degradimin personal. Unë i di këto gjëra, nuk jam naiv. Nuk kam asnjë problem me njerëz që ofrojnë optikë negative. Unë s’kam kontakte me njerëz nga bota e krimit. Kur zbuloj se dikush ka problem të rënda me ligjin, normalisht nuk kam lidhje me të.
Ka pasur persona të krimit të organizuar që kanë dashur të influencojnë në Bashki, por nuk ia kanë dalë dot. Ne si PS kemi një frymë pozitive. Sot ka bashkëpunim të madh mes qeverisë dhe bashkisë. Ndërsa, opozita nuk ka lidhje me realitetin shqiptar. Një PS e fortë është një Shqipëri e fortë”- tha Veliaj.