Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në kryeqytet, ku një person i paidentifikuar ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Televizioni ‘News 24’ raporton se një nënë 35-vjeçare ka denoncuar në polici një person, i cili sipas saj i ka ngacmuar të bijën në shkallët e pallatit të tyre në zonën e Qesarakës.
I panjohuri e ka prekur të miturën në vendet intime dhe i ka kërkuar favore seksuale, por në ato momente në shkallët e pallatit ka patur lëvizje dhe ai është larguar.
E mitura më pas i ka rrëfyer gjithçka nënës, e cila ka bërë kallëzimin në polici.
Vajza u pyet në prani të psikologëve dhe është nxjerrë një identikit i personit të dyshuar. Po ashtu po punohet dhe me kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.