Vendosni fjalën kyçe....

A ka jetë në retë e Venusit? Pyetja që po mundon shkencëtarët pas zbulimit të një gazi



Në planetin më të afërt të tokës në Afërditë (Venus) mund të jetohet, kjo është ajo që astronomët po konsiderojnë tani pasi zbuluan një gaz në atmosferë të cilin nuk mund ta shpjegojnë.

Në një artikull të botuar në revistën Nature Astronomy, më 14 shtator, shkencëtarët thanë se prania e gazit fosfinë në retë e Afërditës tregon se në këtë planet mund të banojnë mikrobe.

Fosfina është një molekulë e përbërë nga një atom fosfori dhe tre atome hidrogjeni.

Në Tokë, fosfina është e lidhur me jetën, me mikrobe që jetojnë në zorrët e kafshëve si pinguinët, ose në mjedise të varfëra nga oksigjeni, siç janë kënetat.

Pse është ky gaz atje, 50 kilometra lart nga sipërfaqja e planetit? Kjo është pyetja që i bëjnë vetes, Prof Jane Greaves dhe e kolegët e tij nga Universiteti i Cardiff-it.

Ata kanë botuar një punim në revistën Nature Astronomy duke detajuar vëzhgimet e tyre të fosfinës në Afërditë, si dhe hetimet që ata kanë bërë për të provuar se kjo molekulë mund të ketë një origjinë natyrore.

Por për momentin, ata kanë ngecur.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam qenë i interesuar në kërkimin e jetës diku tjetër në Univers, kështu që unë besoj se kjo është e mundur”– tha Prof Greaves.

“Por, ne po inkurajojmë vërtet njerëzit e tjerë të na tregojnë se çfarë mund të kemi humbur. Dokumenti dhe të dhënat tona janë të hapura kështu funksionon shkenca”- shtoi ai për BBC.

Dr William Bains, i cili punon dhe tek Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) në SHBA, është një biokimist në ekip. Ai ka studiuar kombinime të ndryshme të përbërjeve të ndryshme që pritet të jenë në Venus; ai ka ekzaminuar nëse vullkanet, rrufetë dhe madje meteoritët mund të luajnë një rol në krijimin e PH3 – dhe të gjitha reagimet kimike që ai ka hetuar, sipas tij janë 10,000 herë shumë të dobëta për të prodhuar sasinë e fosfinës që është vërejtur.

Afërdita, deri më tani, nuk ka qenë fokusi i kërkimeve të jetës gjetkë në sistemin diellor.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve për jetë përtej Tokës është përqendruar në Mars, ku dihet se dikur kanë ekzistuar të gjithë përbërësit e nevojshëm për të mbështetur organizmat me bazë karboni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *