Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Ka qenë vetë Rama që ka publikuar pamjet e takimit me Mitsotakis ndërsa nuk ka dhënë detaje lidhur me temat e diskutimit.
Ky takim vjen pasi kryeministri grek lajmëroi nga parlamenti i vendit të tij se do zgjerohej me 12 milje në detin jon.
Ndërsa Rama shkruan në postimin shoqërues “një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.
Deklarata e Mitsotakis shkaktoi një debat të brendshëm në vendin tonë ku riktheu edhe një herë diskutimet se kush fiton dhe kush humbet në detin territorial mes dy vendve.