Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen: Vendim historik hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin


Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka mbrojtur sot vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një fjalimi përpara Parlamentit Europian, Von der Leyen ka theksuar se, e ardhmja e të gjithë rajonit të ballkanit qëndron në BE.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.

“Von der Leyen mbron vendimin ‘historik’ për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”– është shprehur Pisonero.

“E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Ata nuk janë vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”, ka cituar Pisonero, Presidenten e KE-së.

Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka cituar von der Leyen duke e konsideruar një vendim historik, hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *