Në Romë sot është dita e Marash Kumbullës, mbrojtësit të kombëtares shqiptare i cili pritet të jetë pjesë e ekipit verdhekuq.
Sipas Sportmediaset, talenti shqiptar është dhënë në formë huazimi te kryeqytetasit pas marrëveshjes së arritur me Veronën, por Roma ka të drejtën e blerjes së mbrojtësit në fund të huazimit.
Nëse gjërat do zyrtarizohen sot atëherë Kumbulla mund të jetë në fushë që në ndeshjen e fundjavës, pikërisht ndaj ish-ekipit të tij.