Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Athina: Heqja e Ligjit të Luftës e rëndësishme për të hapur epokë të re, për detin zgjidhja në Gjykatën Ndërkombëtare


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Athina ku ndodhet për vizitë se Shqipëria është në situatë pozitive për të trajtuar problematikat me shtetin fqinj.

Ai përmendi çështjen e patentave të shtetasve shqiptare, duke thënë se është një akt i vullnetit të mirë.

Kreu i qeverisë preku edhe çështjen e Ligjit të Luftës që Greqia mban ndaj Shqipërisë ndërsa për çështjen e detit, ai tha se zgjidhja më e mirë është Gjykata Ndërkombëtare.

“Me qeverinë greke jemi në një situatë pozitive për të trajtuar problematikat.  Hapi që hodhi Mitsotakis në parlament për lejet e drejtimit ishte akt i vullnetit të mirë. Duam marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Kemi akoma çështje për të trajtuar disa çështje. Ligji për patentat në Greqi, lajm i mirë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re. Për detin, zgjidhja më e mirë është drejtimi i problemit tek Gjykata Ndërkombëtare. Ramë dakord që shqiptarët në Greqi të gëzojnë të drejta dhe grekët në Shqipëri po ashtu të gëzojnë të drejta. Ne gjithmonë kemi respektuar grekët në Shqipëri.  Mitsotakis dëshiron të ndërtohen marrëdhënie të mira mes dy vendeve e popujve.” – tha Rama nga Athina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *