Ditën e djeshme në selinë e NATO-s u zhvillua një takim mes delegacioneve ushtarake turke e greke. Palët diskutuan mbi uljen e mundshme të tensioneve në Mesdhe e Egje.
Takimi erdhi pas një takimi të presidentit turk Erdogan e shefit të NATO-s, Stoltenberg.
Takimi i ardhshëm mes palëve është planifikuar të mbahet më 17 shtator, tha Ministria turke e Mbrojtjes, në një deklaratë pas përfundimit të takimit.
Greqia ka kundërshtuar veprimtaritë e fundit të kërkimit të energjisë nga ana e Turqisë në Mesdheun Lindor.
Dialogu rreth ndarjes së drejtë të burimeve do të sjellë një marrëveshje fitimprurëse për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.