Vendosni fjalën kyçe....

Uragani “Sally” i afrohet SHBA-së, parashikohen dëme deri në 3 miliardë dollarë


Uragani Sally u afrua të mërkurën me pjesët juglindore të SHBA-së dhe sipas parashikimeve do sjellë stuhi të forta.

Sipas ekspertëve, uragani do sjellë reshje gjë që mund të rrezikojë përmbytje masive përgjatë bregdetit jugor amerikan.

Erërat me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë pritet t’ia shtojnë edhe më shumë forcën goditëse Sally-t.

Përveç rrezikut të mundshëm për banorët në zonat që do goditen nga uragani në fjalë, llogariten edhe dëme të konsiderueshme që shkojnë deri në 3 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *