Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen: Greqia e Qiproja mund të mbështeten te ne në përplasjet me Turqinë


Presidentja e Komisionit Europian, gjermania Von der Leyen tha sot se Greqia e Qiproja mund të mbështeteshin në solidaritetin e plotë të Europës për sa u përket tensioneve me Turqinë.

Në fjalën e saj në parlamentin europian, ajo tha se pavarësisht se Turqia po mban peshën e emigrantëve, gjë për të cilën merrte financime nga BE-ja, sërish nuk mund të justifikohet duke frikësuar fqinjët.

“Turqia është dhe do të jetë gjithmonë një fqinj i rëndësishëm. Por ndërsa jemi afër së bashku në hartë, distanca mes nesh duket se po rritet.” – tha Ursula Von der Leyen të mërkurën në Parlamentin Evropian, duke paralajmëruar Ankaranë lidhur me ato që i quajti provokimeve të vazhdueshme kundër Greqisë dhe Qipros.

“Po, Turqia po përballet me shumë probleme. Dhe po, ajo po pret miliona refugjatë, për të cilët ne i mbështesim ata me fonde të konsiderueshme. Por asnjë nga këto nuk është justifikim për përpjekjet për të frikësuar fqinjët e saj.” – shtoi shefja e KE-së.

Greqia dhe Qiproja mund të mbështeten në ‘solidaritetin e plotë të Evropës në mbrojtjen e të drejtave të tyre legjitime të sovranitetit’, theksoi më tej Von der Leyen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *