Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti grek kërkon në Parlamentin Europian që Shqipëria të rishkruajë tekstet shkollore


Deputeti grek në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur së fundmi çështjen e teksteve shkollore në Shqipëri në lëndët e gjeografisë e historisë.

Në seancën e 5 gushtit 2020, ka ngritur disa pyetje lidhur me çështjen në fjalë.

Sipas deputetit të partisë në pushtet ‘Nea Demokratia’ të kryeministrit Mitsotakis, në vitin 2018 Shqipëria e Greqia kanë rënë dakord që nga librat shkollorë të hiqeshin referenca si ‘territore shqiptare në Greqi’ bashkë me hartat e ilustrimet.

Autoritetet europiane kanë qenë po kështu të mendimit se kjo kërkesë themelore e palës greke do konsolidonte marrëdhëniet e fqinjësë së mirë dhe do siguronte që të rinjte shqiptarë të mos infomohen keq.

Deputeti grek ngriti disa pyetje në seancën në Parlamentit Europian teksa tha se Shqipëria nuk i është përgjigjur kërkesës së Greqisë për informacion.

  1. A është në dijeni Komisioni për sa më sipër?
  2. Çfarë veprimi synon të ndërmarrë për të siguruar që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj dhe të heqë nga librat shkollorë tendencat e papranueshme irredentiste në lidhje me një Shtet Anëtar?

Teksi i plotë

“Në 25 Mars 2020, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë.

Në vitin 2020, një Komitet i Përbashkët i Ekspertëve Greko-Shqiptar bazuar në objektivat e UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës u takuan për të ekzaminuar tekstet shkollore për gjeografinë dhe historinë, midis çështjeve të tjera.

Në vitin 2018, të dy palët ranë dakord që referencat si ‘territoret shqiptare në Greqi ’dhe ilustrimet (harta, fotografi, etj.) do të hiqeshin nga librat shkollorë të historisë dhe gjeografisë shqiptare. Sipas autoriteteve evropiane, kjo kërkesë themelore do të konsolidonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të siguronte që të rinjtë shqiptarë të mos informohen keq.

Ndryshimet e rëna dakord do të hynin në fuqi në shtator 2019, por deri më tani nuk ka pasur zhvillime. Për më tepër, pala shqiptare nuk u është përgjigjur kërkesave të përsëritura të Greqisë për informacion.

  1. A është në dijeni Komisioni për sa më sipër?
  2. Çfarë veprimi synon të ndërmarrë për të siguruar që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj dhe të heqë nga librat shkollorë tendencat e papranueshme irredentiste në lidhje me një Shtet Anëtar?

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *