Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Fier si pasojë e një aksidenti pasi një makinë ka përplasur atë teksa po udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qenas në afërsi të një karburanti. Sipas njoftimit të policisë, një makinë e paidentifikuar ka përplasur shtetasin me iniciale Q.M.
“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.
30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit”-thuhet në njoftimin e policisë.