Vendosni fjalën kyçe....

Trump kalon në veprim, ndalon shkarkimin e aplikacioneve kineze TikTok & WeChat në SHBA


Personat në SHBA do të ndalohen të shkarkojnë TikTok-un, një aplikacion për ndarjen e videove dhe WeChat, një aplikacion i njohur për dërgimin e mesazheve, duke filluar nga 20 Shtatori, tha Departamenti i Tregtisë në një njoftim për shtyp.

SHBA-ja nuk do i detyrojë përdoruesit e tanishëm amerikanë të ndalojnë përdorimin e aplikacioneve, por përkundrazi do t’i parandalojë ata nga instalimi i përditësimeve, njoftoi Reuters.

Uashingtoni do të urdhërojë gjithashtu Apple, Google dhe kompanitë e tjera që t’i bëjnë aplikacionet të padisponueshme në platformat e tyre brenda territorit amerikan. Sidoqoftë, Departamenti i Tregtisë nuk do të parandalojë që këto kompani të ofrojnë aplikacione kineze për përdoruesit jashtë SHBA-së.

Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, tha në një deklaratë të premten se ndalimet do të ‘garantonin sigurinë tonë kombëtare dhe do të mbronin amerikanët nga kërcënimet e Partisë Komuniste Kineze’.

Ai pretendoi se aplikacionet në pronësi kineze ‘mbledhin një pjesë të madhe të të dhënave nga përdoruesit’ dhe ‘i nënshtrohen bashkëpunimit të detyrueshëm me shërbimet e inteligjencës të Kinës’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *