Dashuria nuk qenka më një “rrëmujë” siç këndodnte Bebe Rexha në të kaluarën. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë publike për herë të parë se është në një lidhje dashurie.
Dje Bebe postoi një foto krah të dashurit të saj me rastin e ditëlindjes së tij, por ia mbuloi fytyrën me një emoji zemre.
“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi këngëtarja mbi foto.
Por mediat e showbizzit nuk vonuan për të zbuluar identitetin e burrit misterioz. Ai është kinematografi dhe producenti Keyan Safyari.
Dyshja janë parë së bashku duke u puthur në Los Angeles, pas një xhiroje me Ferrari me rastin e ditëlindjes së tij.
Sipas revistës People, xhiroja me makinën luksoze ishte një dhuratë nga Bebe për Keyan-in.
Çifti janë parë për herë të parë së bashku në mars, gjatë një dalje në Delilah para se të nisnin e të dilnin më shpesh gjatë korrikut.
Sjellim ndërmend se këngëtarja, ka deklaruar publikisht se lidhja e saj e fundit përfundoi në vitin 2015. Në një tjetër intervistë, Bebe është shprehur se ajo i tremb meshkujt e prandaj ata i qëndrojnë larg. Por duket se çdo gjë ka ndryshuar. Kjo është historia e parë e dashurisë që Bebe bën publike.